Të gjithë anëtarët e IPKO Visa Prepaid Card kanë të drejtë të fitojnë një udhëtim me shpenzime të mbuluara për në Stamboll për Vitin e Ri 2010, por ju duhet të jeni anëtar aktiv i IPKO Visa Prepaid Card deri në 10 dhjetor 2009 për të hyrë në lojë. Përveç biletës së aeroplanit dhe një dhome luksoze në Hotel W, ju do të merrni edhe 500€ në kartelën tuaj që t’i shpenzoni si të doni.

Nëse tashmë e keni IPKO Visa Kartelën me Parapagim, ju veq keni hyrë në lojë për të fituar dhe automatikisht do të bëni një hyrje shtesë çdo herë që ju përdorni kartelën tuaj për të bërë një blerje, rimbushni celularin tuaj, bëni YAP transfer ose tërheqje në bankomat (ATM).

1. Pranueshmëria: IPKO Visa Prepaid Card Stamboll 2010 ( "Loja shpërblyese") është i hapur vetëm për anëtarët aktiv të IPKO Visa Prepaid Card (“IPKOCARD”) mbi moshën 16 vjeçare me qasje në internet dhe një telefon mobil aktiv të IPKOs në çdo kohë gjatë lojës shpërblyese dhe periudhës pasuese për dhënien e çmimit. Të gjithë të punësuarit e IPKO dhe të gjitha agjencitë e lidhura me IPKO nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në lojë shpërblyese.

2. Për hyrje në lojë: Loja fillon në 00:00:01 më 10 Nëntor 2009 dhe mbaron në 11:59:59 më 10 Dhjetor 2009 ("Periudha promovuese"). Ekziston vetëm një (1) mënyrë për të hyrë në lojë shpërblyese gjatë Periudhës së Lojës: (1) Hyrja Automatike: Çdo klient që e përfunon aplikacionin për IPKOCard para ose gjatë periudhës promocionale automatikisht fiton një (1) hyrje për në lojë. Çdo IPKOCard posedues i pranueshëm automatikisht pranon një hyrje shtesë për çdo pagesë të pranueshme të bërë me IPKOCard, përfshirë çdo pagesë me kartelë, rimbushje të celularit, dhe çdo YAP transfer gjatë Periudhës Promocionale që nuk është në mungesë në Marrëveshjen me Konsumatorë për atë llogari dhe të lëshuar nga një institucion financiar pjesëmarrës.

3. Tërheqja: Fituesi potencial do të zgjidhen në ose rreth 12 Dhjetor 2009 nga një tërheqje e rastësishme nga të gjitha hyrjet e pranueshme. Tërheqjet janë nën drejtimin e Better Served Kosovo, vendimet e të cilit janë përfundimtare dhe të detyrueshme në të gjitha çështjet që lidhen me lotari. Kufizimi për çmim është një person ose familje.

4. Çmimi: 1 Çmim i Madh: 500€ kredit në IPKO Visa Prepaid Card të fituesit, biletën e aeroplanit kthyese nga Prishtina për në Stamboll, dhe një dhomë për 2 persona në hotel në Stamboll për natën e 31 Dhjetor 2009 dhe 1 Janar 2010. Nuk lejohet zëvendësimi, ekuivalenti i çmimit në para të gatshme, ose transferimi i shpërblimit, përveç në zgjedhjen e vetme të Sponzorit, i cili ruan të drejtën të zëvendësojnë çmimin (ose pjesë të saj) me një të ngjashme ose vlerë më të madhe. Fituesit janë të përgjegjshëm për pagimin e taksave mbi shpërblimin dhe për çfarëdo shpenzimi tjetër që nuk është cilësuar.

Të gjitha të drejat e rezervuara © 2009 Better Served World, LLC.